Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj Kërkon Raport nga Drejtori i AKI-së për Deportimin e Shtetasve Turq

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj po kërkon raportim nga shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës pas deportimit të gjashtë qytetarëve turk nga Kosova.

Përmes një njoftimi për media, Haradinaj listoi pyetjet që i ka për Gashin pas operacionit të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ku janë ndaluar dhe deportuar këta qytetarë.

“Kërkoj nga ju, që në përputhje me përgjegjësitë tuaja Kushtetuese dhe Ligjore, raportim të plotë dhe të saktë lidhur me rastin e ndalimit dhe deportimit të gjashtë qytetarëve turq nga Kosova. Pse u revokuan lejeqëndrimet e tyre? Pse u bë ndalimi i tyre? Pse janë deportuar me urgjencë dhe në fshehtësi?”, pyet  Haradinaj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po ashtu ka reaguar ndaj këtyre arrestimeve.

http://kallxo.com/ekskluzive-presidenti-thaci-flet-per-deportimin-shtetasve-turq-nga-kosova/