Haradinaj kërkon interpretim nga Kushtetuesja për bazën ligjore të mbledhjeve të qeverisë

Mbledhja e qeverisë tashmë në largim, ka filluar me polemikat nëse duhet të mbahet ose jo.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, duke u bazuar në rendin e ditës tha që për të marrë ato vendime nuk kanë kompetenca ligjore.

“Kjo mbledhje pas situatës së re politike dhe ligjore është me e veçantë. E di që para jush e keni një rend te ditës. Mendoj që ka më shumë tema se sa që kem kompetenca ligjore. Mendoj që duhet të shohim për një interpretim ligjor. Temat që kanë një interes urgjent, mund të trajtohen, të tjerat nuk mundej se duhet vazhduar”, tha Hoxhaj para kabinetit qeveritar.

Në anën tjetër kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, tha që duke e parë situatën e krijuar është më mirë që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

“Është proces i vështirë me i pa se cilat janë tema ma të rëndësishme e urgjente e cilat janë. Tu e pa këtë unë po mendoj që si kryetar Qeverie duhet ti drejtohem Gjykata Kushtetuese. Unë s’jam për më bo këtë, por unë jam i detyruar ti drejtohem Gjykatës Kushtetuese. Kërkoj që edhe ju të jepni mendimin e juaj”, tha Haradinaj.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj në vazhdim të diskutimit tha që nuk mund të vendoset asgjë.

“Kolegët ministra nuk mund të sjelli pika të rendit të ditës për borde, ç’borde, shpronësime, qysh kanë pru ma herët”, tha Hoxhaj.

Ndërsa kryeministri Haradinaj edhe një herë kërkoi që kjo çështje të shkoj në Gjykatë Kushtetuese.

“Bazën ligjore të mbledhjeve të qeverisë e të vendimeve s’mundet me interpretu një takim i koalicionit”, theksoi Haradinaj.

Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit javën e kaluar pas ftesës nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale.

Ai është ftuar për intervistë të mërkurën ndërsa gjatë intervistimit ka thënë se është mbrojtur në heshtje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Haradinaj takon Bahtirin, bisedojnë për bashkëpunim