Kryeministri Haradinaj në seancën e Kuvendit.

Haradinaj: Jemi Qeveri e Sfiduar me Tema të Rënda

Kryeministri Ramush Haradinaj tha gjatë prezantimit të programit qeveritar se pret nga deputetët ballafaqim në vazhdimësi për punën e Qeverisë.

“Kritikën tuaj e marrim si ndihmë”, tha Haradinaj në Kuvendin e Kosovës.

Ramush Haradinaj tha se janë të vetëdijshëm që është një Qeveri e sfiduar dhe me tema të rënda.

“Llogaritni në mua e në kolegë që do të jemi të hapur”, theksoi kryeministri.

KALLXO.com është duke e transmetuar LIVE seancën e sotme të Kuvendit.