Haradinaj: Hapja e çështjes së territoreve agjendë e Vladimit Putinit në Ballkan

Në konferencën pas mbledhjes së rregullt të qeverisë, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se hapja e kufirit do të thotë luftë.

“Hapja e çështjes së kufijve dhe territoreve në Ballkan është pikërisht ajo që ne e dimë që është agjendë e Vladimir Putinit për me e mbajt Ballkanin hapur se kurkush nuk garanton kufi çka ndodhë me të pastaj”, tha ai.

Tutje Haradinaj deklaroi se vija kufitare me Serbinë është ajo që ka qenë edhe në Ish-Jugosllavi dhe mbeten ende të tillë.

“Janë 382 kilometëra kufi, është kufi administrativ i ish-Jugosllavisë, dikur Kosovë-Serbi, me kushtetutën e Ish-Jugosllavisë këta kufi nuk kanë mundur të ndryshohen njëanshëm me shpalljen e pavarësisë edhe vendimin e GJND-së këta janë kufijtë Kosovë-Serbi, për çdo vend janë koordinatat në të gjithë zonën”, tha Haradinaj.