Haradinaj: Gjermania na tha 'PO' për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas kthimit nga Berlini ka folur në një konferencë për media, ku tha se ka qenë një vizitë punë.

“Ka qenë organizimi i lutjeve të mëngjesit por edhe një takim pune me kancelaren Anglea Merkel dhe me deputetë të të dy krahëve”, tha ai.

Haradinaj shtoi se në këtë vizitë i është dhënë shtytje përpara liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Ajo çka mund të them është se në këtë vizitë i kemi dhanë shtytje përpara liberalizmit të vizave. Vendimi i Gjermanisë PO për liberalizim do të jetë inkurajues për vendet tjera që te hyjë Kosova në agjendë”, tha kryeministri.

Tutje kreu i Qeverisë tha se Gjermania do të kontribuojë tek vendet e tjera,

“Gjermania ka thanë po tashmë. Ajo mund te kontriboj në vendet e tjera që ne të hyjmë në agjendë. Neve na duhen shumë “sponsor” që me na shti në në rend. Ky është proces që merr kohë, merr javë. Mirëpo, kemi përkrahje të fuqishme të Gjermanisë në këtë drejtim”, shtoi ai.