Ramush Haradinaj | Foto: Beta

Haradinaj Falënderon Mësuesit e të Gjithë Brezave

Në Ditën e Mësuesit, Kryeministri Ramush Haradinaj konstatoi se na pret beteja e re e dijes.

Kryeministri Ramush Haradinaj uroi sot Ditën e Mësuesit.

“Sot në Ditën e Mësuesit, secili nga ne kërkon fjalët më të bukura e domethënëse për mësueset dhe mësuesit, që na kanë ndihmuar të ecim në rrugën jetësore! Urime dhe faleminderit mësuesve të te gjithë brezave!”, shkroi Haradinaj në facebook

Ai më tutje vijoi postimin me fjalët se “një komb është i fortë e i zhvilluar për aq sa është i përparuar sistemi i tij i edukimit”.

Haradinaj kujtoi kohën e shkollave shtëpi, por edhe pritjet për të ardhmen.

“Kosova është rasti më unik në botë për arsim paralel, kur ishte i ndaluar për shqiptarët! Tani na pret beteja e re e dijes, me heronjtë e rinj, të Kosovës së re!”, shkroi Haradinaj.

Fjalë të ngjashme për arsimin Haradinaj kishte thënë edhe në Kongresin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës të zhvilluar në muajin shkurt.

http://kallxo.com/haradinaj-femijet-tane-te-mos-kemi-te-dobet-se-te-tjeret/