Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës.

Haradinaj: Ekonomia Jonë Nuk Mund ta Përballojë Këtë Korrupsion

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka alarmuar për nivel të lartë të korrupsionit pasi dëgjoi prezantimin e të gjeturave të  Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Në tryezën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, u prezantuan çështjet kryesore të auditimit për vitin 2016.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u zotua se do të bëjë çmos për largimin e korrupsionit dhe veprimit në bazë të të gjeturave të auditimit

“Është momenti i fundit kur duhet të kalojmë në një etapë tjetër në Kosovë, kur me çrrënjosjen e korrupsionit ndriçojmë të ardhmen e fëmijëve tanë.Qeveria e Kosovës do t’i trajtojë seriozisht, me masa proaktive, rekomandimet nga raportet e auditimit.Si Kryeministër, do të prijë në luftën kundër korrupsionit, që han ekonominë e vendit tonë dhe nuk do të zbrapsem nga kjo rrugë”, shkroi Haradinaj.