Auditori: Mbi 300 raste janë dërguar në prokurori nga gjetjet tona

Emisioni i sotëm “Jeta në Komunë” po trajton adresimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm për komunat e Kosovës.

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, tha se nga raportet e fundit të ZKA-së në prokurori janë dorëzuar 56 raste.

“Ne dërgojmë vazhdimisht raste në prokurori dhe nga raportet e fundit kemi 56 raste dhe janë me shkrim, me të gjitha dëshmitë e mundshme dhe nga mandati im janë mbi 300 raste janë dorëzuar në prokurori”, tha auditori.

Ai shtoi se raportet vjetore drejtuar komunave evidentojnë probleme që kryetarët vendosin se çfarë duhet të veprojnë.

“Në raportet tona janë vendosur cilat kritere janë shkelur për secilën gjetje dhe cili është rreziku që mund të shkaktohet. Ne nuk kemi evidencë sa sanksione janë marrë dhe ne mendojmë që për kyretarët e komunave që kanë në dorë kanë 22% të buxhetit të shtetit me menaxhu janë kompentë dhe raportet tona, u shkojnë atyre si ndihmë në mënyrë që të idenfikojnë  se cilat janë pjesë më kritike dhe të marrin veprime”, thotë ai.