Telekomi i Kosovës, Foto: KALLXO.com

Gjate vitit 2021, 7 Ndërmarrje Publike operuan me humbje prej 17.3 milionë euro

Zyra kombëtare e Audimit ka treguar se nga analizimi financiar, që përfshinë fitimin dhe humbjen, gjatë viti 2021 shumica e Ndërmarrjeve Publike operuan me humbje.

Shuma e humbjeve arrin mbi 17 milionë euro.

Në anën tjetër, analiza tregoi se 5 Ndërmarrje Publike fituan pak mbi 3 milionë euro.

“Nga analiza e bërë për 12 NP në lidhje me rezultatin financiar vërehet se, vetëm gjatë 2021, 7 prej tyre kanë operuar me një total të humbjeve prej 17.3 milionë, ndërsa 5 tjera kanë treguar një fitim prej 3.3 milionë”, tha në një konferencë për media, kryeauditorja Vlora Spanca.

Gjetjet treguan se pjesën më të madhe të humbjeve e kishte Telekomi i Kosovës në shumë prej 10.8 milionë euro apo 66 për qind të totalit të humbjeve kurse fitimin më të madh e kishte Termokos në shumën prej 1.9 milionë euro apo rreth 49 për qind të totalit të fitimit.

Para gazetarëve, Spanca të martën tregoi për punën e institucionit që drejton.

“Si Auditore e Përgjithshme kam miratuar dhe autorizuar dërgimin në institucionet përkatëse të auditoruara, 121 raporte. Prej tyre, janë 110 raporte të auditimit financiar dhe pajtueshmërisë si dhe 11 të auditimit të performancës”, deklaroi ajo.