Ismail Qemali

Hapet në Tiranë ekspozita ‘100 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit'

Organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar është hapur sot në Tiranë ekspozita dokumentare dhe fotografike “100 vjet nga vdekja e Ismail Qemal Vlorës”, si dhe ekspozita me objekte personale të këtij personaliteti të shquar shqiptar.

Këto dy ekspozita janë hapur në përkujtim të 100 vjetorit të vdekjes së ish-kryeministrit të parë të shtetit shqiptar dhe për një muaj do të qëndrojnë të hapura në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Ekspozita me dokumente është  kuruar nga specialistë të Promovimit dhe Komunikimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ndërkaq ajo me objekte personale të Ismail Qemalit e Muzeut Historik është konceptuar si një rrugëtim i jetës së kryeministrit të Qeverisë së Vlorës.