Pamje nga ekspozita ‘Artistë dhe refugjatë’. Foto: KALLXO.com.

Hapet ekspozita kushtuar refugjatëve ukrainas në Bibliotekën Kombëtare

Një ekspozitë figurative që pasqyron përjetimet e refugjatëve ukrainas është hapur tw enjten më 16.05.2024 në Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Ekspozita “Artistë dhe refugjatë’ përfshinë veprat e 7 shtatë artistëve: 3 nga Kosova, 3 nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Ukraina.  Përmes veprave të këtyre artistëve shpalosen historitë personale të refugjatëve ukrainas.

Fitim Gashi, koordinator i ekspozitës, është shprehur për KALLXO.com, se ekspozita është realizuar nga artistët pas një takimi që kanë pasë me refugjatë ukrainas në Rumani, gjatë marsit të këtij viti.

“Në mars të këtij viti, 7 artistët kanë pasë një vizitë në Rumani ku janë takuar me refugjatë nga Ukraina të vendosur përkohësisht atje. Artistët i kanë dëgjuar rrëfimet e refugjatëve ukrainas, kryesisht grave dhe mbi bazën e atyre rrëfimeve, i kanë krijuar këto vepra arti që janë ekspozuar në këtë ekspozitë” – ka thënë Gashi.

Ekspozita “Artistë dhe refugjatë” e kishte premierën në Shkup të Maqedonisë së Veriut në prill të 2024.

Në këtë ekspozitë janë ekspozuar veprat e 3 artistëve nga Kosova: “Fuqia e shpresës” nga Andin Bakija; “Realitet paralel” nga Diella Valla; “Kush e do tokën” nga Butrint Pasha.

Pastaj veprat e artistëve nga Maqedonia e Veriut: “Shelg” e Gjorgje Jovanoviq; “Shtëpia ime” e Maja Taneva; “Në nder të grave refugjate” nga Ozbek Ajvaz dhe vepra “Histori e pambaruar” e artistit ukrainas Serhii Tiekhov.

Ekspozita do të qëndrojë hapur deri më 22 maj 2024 në BKK-në, “Pjetër Bogdani”.

Ekspozita ‘Artistë dhe refugjatë’. Foto: KALLXO.com.
Ekspozita ‘Artistë dhe refugjatë’. Foto: KALLXO.com.