Hajnat nuk e kursyen as kishën në Kllokot

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur dje në një kishë në fshatin Grncar të Kllokotit,

Policia ka njoftuar se dyshohet se kjo vjedhje është realizuar nga disa persona të dyshuar, të cilët dyshohet se përmes dy dritareve kanë hyrë brenda në objekt dhe kanë kryer vjedhjen e parave në vlerë prej rreth dy mijë dinarëve, afërsisht rreth 16 euro.

“Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr sipas procedurave të parapara ligjore dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, është intervistuar pala ankuese i cili ka deklaruar se përpos thyerjes së dy dritareve dhe vlerës së parave të cekura nuk është shkaktuar ndonjë dëm tjetër”, thuhet në komunikatën e policisë.

Tutje policia ka njoftuar se e  ka në fokusin e përditshëm të punës së saj luftën kundër të gjitha llojeve të krimit, kapjen dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike, andaj ka ftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me rastet kriminale e veçanërisht për rastin e sipërshënuar të mbështesin policinë me informacionet e tyre për hetimin dhe zbulimin e akteve të tilla.