Vjedhje në kishën e fshatit Zupçë të Zubin Potokut

Policia e Kosovës njoftoi se një vjedhje ka ndodhur të enjten në kishën e fshatit Zupçë të Zubin Potokut.

Sipas forcave të rendit, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në kishën e fshatit të cilën e ka nën mbikëqyrje është vjedhur një kositëse bari si dhe disa verëra të ndryshme. Në vendin e ngjarjes në një objekt përcjellës të kishës është vjedhur edhe DVR i kamerave të sigurisë” – thuhet në njoftim.