Johannes Hahn, komisioneri i BE-së për Politika të Fqinjësisë e Negociata për Zgjerim, s - Foto: KALLXO.com

Hahn Reagon pas Lotsjellësit në Kuvend

Komisionari europian për zgjerim, Johannes Hahn, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, ku po tentohet të votohet demarkacioni, ndërsa Vetëvendosje po e pengon atë duke hedhur gaz lotsjellës.

“E dënoj fuqishëm përdorimin e gazit lotsjellës. Një sjellje e tillë nuk ka vend në demokraci. Në këtë ditë të rëndësishme, liderët kosovarë duhet të jenë të përgjegjshëm dhe ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit. Qytetarët e tyre vetëm mund të përfitojnë nga ky hap drejt liberalizimit të vizave”, ka shkruar Hahn në Twitter.