FOTO ILUSTRIM

Gruaja nga Mitrovica arrestohet për armëmbajtje pa leje

Një grua në Mitrovicë është arrestuar gjatë ditës së djeshme për armëmbajtje pa leje.

E dyshuara është arrestuar pasi gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe 10 fishekë.

Në njoftimi e policisë thuhet se e dyshuara për armëmbajtje pa leje, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.