Grabitet nga katër persona një bankë në Çagllavicë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur para gjysmë ore në filialin e një banke që gjendet në Çagllavicë .

Sipas njoftimit të policisë, mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë,  dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga katër persona të dyshuar dhe të armatosur.

Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë e cila është identifikuar nga ana e policisë.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar  të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre.