Foto: Ilustrim

Goditet nga Vetura, Fëmija Dërgohet në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Bajgorë të Mitrovicës.

Sipas raportit të Policisë, një i dyshuar teksa po drejtonte veturën ka goditur këmbësorin fëmijë i gjinisë mashkullore.

Fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:10.