QKUK Emergjenca

Goditen nga vetura tre punëtorë të mirëmbajtjes në autostradë

Tre punëtor të mirëmbajtjes së autostradës janë aksidentuar gjatë ditës së djeshme.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 15:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në kilometrin 56 të drejtimit Prizren- Prishtinë, një veturë nga pakujdesia ka goditur tre punëtor të mirëmbajtjes së autostradës.

Të lënduarit nga ky aksident janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas konfirmimit të mjekut kujdestar, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa shoferi i veturës është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.