Blloku i banesave ku ndodhet banesa e çerdhes. Foto: KALLXO.com

Gjykimi për Banesën e Problemeve

Gjykimi lidhet me një banesë të Komunës së Drenasit që i ishte dhënë çerdhes së kësaj komune, ndërsa shfrytëzimin e saj e pretendojnë disa nga punëtorët e çerdhes.

Në gjykim dëshmitari Haradin Bella tha se banesa që i ishte dhënë çerdhes nga ish-BVI-ja (Ndërmarrje Publike Banesore) në fillim ishte ndërruar me banesën e një punëtori të saj.

“Ia kemi mundësuar Hetem Demishit që të shkojë aty [në banesën e dhënë çerdhes]sepse ka qenë më e madhe dhe e zëvendësuam me banesën që ai kishte e cila iu dha çerdhes,” tha dëshmitari.

Dëshmitari shtoi se Zejnepe Buzhala e cila tash paraqitet si e dëmtuar e ka marrë këtë banesë përkohësisht nga drejtori i qendrës Smajl Kastrati dhe zëvendësdrejtori Hetem Demiqi në kohen kur punëtorët e çerdhes kanë qenë në pushim.

“Gjatë pushimeve verore të këtyre viteve derisa punëtoret kanë qenë në pushim, punëtorja Zejnepe Buzhala ka bërë një kërkesë me shkrim që t’ia bëjnë të mundshëm një strehim të përkohshëm dhe drejtori dhe zëvendësi ja kanë mundësuar asaj, sepse ajo ka qenë duke banuar qira,” tha dëshmitari.

Këtë mundësim banimi Zejnepe Buzhalës, dëshmitari Bella e cilësoi të paligjshëm.

“Nuk kanë pasur të drejtë sepse kolektivi duhet të zgjedhë komisionin dhe të shpallë konkursin dhe kush i plotëson kushtet në bazë të poenëve,” tha Bella.

Ky dëshmitar deklaroi më pas se në vitin 2004 çerdhja ka anuluar vendimin për strehimin e përkohshëm të Zejnepe Buzhalës.

“Hava Morina, kryetare e Këshillit të Punëtorëve më kujtohet se ka anuluar vendimin për strehim të përkohshëm,” vlerësoi dëshmitari.

Sofa Imeri, dëshmitarja tjetër e propozuar nga ana e të akuzuarve duke iu përgjigjur pyetjeve që bënin trupi gjykues, të akuzuarit, e më pas edhe Zejnepe Buzhala, tregoi se si e ka parë rrjedhën e ngjarjes rreth ndarjes së banesës.

Edhe Imeri përsëriti se në banesë Zejnepe Buzhala hyri gjatë pushimit.

“Ne punëtorët kemi prit me u shpallë konkursi dhe më pas të shpallet fituesi për atë banesë. Së pari në atë banesë ka hy një punëtore që quhej Elfete Gara, e më pas kur jemi kthyer nga pushimi kemi dëgjuar që banesa  është lëshuar Zejnepes përkohësisht. Më pas Zejnepja ka shkuar dhe e ka larguar Elfeten nga banesa,” tha dëshmitarja.

Të dy dëshmitarët thanë se  punonjësit tjerë të çerdhes ishin të pakënaqur sepse sipas tyre ka pasur punëtorë me përvojë më të madhe, me kushte më të vështira ekonomike e më largësi më të madhe nga vendi i punës.

Sikurse për dëshmitarin e parë edhe për këtë dëshmitare, e dëmtuara Buzhala pati vërejtje sepse sipas saj dëshmitarët po e fshehin të vërtetën dhe nuk po tregojnë për vendimin e këshillit të çerdhes për shfrytëzim të përhershëm të banesës.

Në këtë proces gjyqësor Nexhat Demaku akuzohet se në cilësinë e kryetarit të Komunës se Drenasit, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, ka tejkaluar kompetencat kur ka lidhur kontratë me Fadil Shishanin si qiramarrës në prill të vitit 2009 për dhënien me qira të banesës në Rrugën “Skenderbeu”.

Ndërsa të akuzuarit tjerë Ajet Demiri e Gani Halilaj akuzohen se në cilësinë e personave zyrtarë-Demiri si drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban e Mbrojtje të Mjedisit dhe Halilaj si zyrtar për çështje banesore ne Komunën e Drenasit së bashku i kanë tejkaluar kompetencat duke nxjerrë aktvendim me të cilin e kanë detyruar të dëmtuarën Zejnepe Buzhala që së bashku me familje ta lirojë banesën.

Të akuzuarit në seancat e kaluara e kanë kundërshtuar aktakuzën, duke thënë se në këtë rast nuk ka asgjë kontestuese, pasi që banesa për të cilën është ngritur ky kontest është pronë e Komunës.

Në qershor të vitit të kaluar gjatë një seance të përmbarimit rreth kësaj banese pati të shtëna nga të cilat u plagos një person në p

http://kallxo.com/plagosje-ne-drenas-gjate-seances-permbarimore/

Rreth kësaj banese kontestuese “ Drejtësia në Kosovë ”shfaqi një emision në vitin 2013.

KALLXO.com raportoi edhe më parë për gjykimin rreth banesës së çerdhes në Drenas.

http://kallxo.com/kryetari-i-drenasit-serish-para-gjyqit/

http://kallxo.com/kryetari-i-drenasit-ne-gjyq-per-banesen-e-kontestuar/