Gjobiten me 100 euro taksitë ilegalë në Prishtinë

Disa taksistë ilegalë janë gjobitur sot  nga inspekcioni komunal në lagjen ‘Dardania’.

Sipas një njoftimi në ‘Facebook’ të Komunës së Prishtinës, taksive u shqiptuan gjoba nga 100 euro, për secilin, si dhe u bë konfiskimi i targave.

“Gjashtë ekipe të Inspekcionit janë angazhuar sot në ndalimin dhe gjobitjen e taksistëve ilegalë. Aksioni ishte i përqendruar në pikat statike në lagjen Dardania, ku zakonisht stacionohen kombit dhe veturat që kryejnë shërbimin e transportit ilegalisht”, thuhet në postim.

Tutje bëhet e ditur se aksionet e tilla do të jenë të vazhdueshme (brenda dhe jashtë orarit zyrtar të punës), me kapacitet të shtuar edhe të Inspektorëve edhe të Policëve, si në pikat statike brenda lagjeve ashtu edhe nëpër stacione të autobusëve.