Ilustrim

Gjilan, policia gjen 8 paketime me drogë në ballkonin e ndërtesës

Tetë paketime me substancë të dyshuar narkotike të lloji marihuanë janë gjetur dje në ballkoni e një ndërtese në Gjilan.

Rasti raportohet ë ketë ndodhur dje rreth orës 15:00.

Sipas njoftimit të policisë pesha e substancave të dyshuara narkotike të cilat janë gjetur në ballkonin e ndërtesës, është rreth 18 gram.

Rasti vazhdon të mbetet nën hetime, ndërsa nuk raportohet për persona të arrestuar.