ILUSTRIM - Rrjetet sociale foto REL AFP

Gjilan - Gruaja shantazhohet përmes rrjeteve sociale

Një rast i shantazhit është raportuar të ketë ndodhur para dy ditëve në rajonin e Gjilanit.

Sipas policisë, viktimë e këtij shantazhi ishte një grua.

I dyshuari, i cili është arrestuar nga policia, ka shantazhuar viktimën përmes rrjetit social.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjerë rreth këtij rasti.