Gjilan, arrestohen tre persona për kontrabandë me kafshë

Tre persona janë arrestuar dje nga policia për kontrabandë me kafshë.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 18:00, ka ndaluar tre të dyshuar në fshatin Stublinë të Gjilanit.

Tutje, policia ka njoftuar se kafshët janë konfiskuar nga personat e dyshuarit, ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.