Foto: Ilustrim

Gjendet Vajza e Zhdukur nga Peja

E raportuar për e zhdukur nga familja e saj, 18-vjeçarja D. Avdijaj është gjetur e gjallë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmon Policia Rajonale e Pejës.

“Po, vajza është gjetur dhe momentalisht gjendet ne Stacionin Policor në Prishtinë. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë“, tha për KALLXO.com Driton Rugova, zyrtar për informim i Policisë së Pejës.

Ndërsa, familjarët e D. Avdijajt thanë për KALLXO.com se një taksist u ka telefonuar dhe u ka treguar se vajzën e ka dërguar në Polici.