Foto: Ilustrim

Gjendet një Trup i Pajetë në Erenik

Në lumin Erenik në pjesën në lagjen Brekoc të Gjakovës është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli.

Policia njofton se të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i zjarrfikësve e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga lumi.

Trupi i pajetë është gjetur dje rreth orës 13:45.

Sipas Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

KALLXO.com ka raportuar për një të vdekur në lumin Erenik edhe në fund të prillit.