Foto-ilustrim

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 15:32 në rrugën “Tefik Zymberi” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore për obduksion.