Foto: Ilustrim

Gjendet një person i vdekur në Gjakovë

Sot në mëngjes në Rrugën Gjakovë- Goden është gjetur një person pa shenja jete.

Policia bën me dije se është njoftuar në orën 07 e 50 të mëngjesit të sotëm se në një makinë ndodhet një person që dyshohet se është i vdekur.

“Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po e heton këtë vdekje në bashkëpunim me prokurorinë.

Edhe në prill të vitit të kaluar KALLXO.com shkroi për një person të vdekur të gjetur në Gjakovë.