Gjenden substanca narkotike në Lipjan

Policia e Kosovës njofton se tek një burrë janë gjetur substanca të dyshuar narkotike në Lipjan.

“Është raportuar se gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull janë gjetur dhe sekuestruar 63 copë kapsula që dyshohet të jenë të mbushura me substancë të dyshuar narkotike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari nuk është arrestuar, raportohet se rasti është duke u hetuar.