Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Gjenden Armë në Veturën e Ndaluar

Një vozitës dhe një pasagjer udhëtonin të armatosur me makinë në Prizren, kur u ndaluan në një pikë kontrolli të policisë.

Sipas raportit të përditshëm te policisë, te vozitësi i automjetit të ndaluar gjatë kontrollit është gjetur një armë me 5 fishekë, ndërsa te pasagjeri i këtij automjeti është zbuluar një armë tjetër me 19 fishekë.

Policia njofton se armët dhe fishekët janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar.

Të arrestuarve u është caktuar ndalimi policor.

Në Rubrikën “Policia” të Emisionit “Drejtësia në Kosovë” shpeshherë janë shfaqur aksione të policisë për gjetje armësh.