Ilustrim

Gjen drogë gjatë pastrimit të oborrit

Një person ka raportuar në polici se ka gjetur substanca të dyshuara narkotike në oborrin e tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:30 në Istog.

Policia ka njoftuar se raportuesi derisa ishte duke pastruar rrethojën e shtëpisë, ka gjetur një substancë të dyshuar të llojit marihuanë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar qesen me 658 gramë substancë narkotike.