Gjykata Themelore e Gjakovës - Foto: KALLXO.com

Gjakovë, lirohet nga paraburgimi të dyshuarin për vrasje në tentativë

Mentor Gola, i dyshuar për vrasje në tentativë dhe armbajte pa leje, është liruar nga paraburgimi. Ky vendim është marrë sot në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

I pandehuri Mentor Gola, kishte qenë në paraburgim për një muaj, duke filluar nga data 5 qershor.

Prokuroria Themelore e Gjakovës, po pretendon se Gola ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë dhe armëmbajtjes së armës pa autorizimin e duhur.

Gjykata, me kërkesë të Prokurorisë, e liroi nga paraburgimi të pandehurin Gola, derisa prokuroria ka kërkuar masën e paraqitjes në stacionin policor.

I dëmtuari Lorik Lipoveci tha në një postim në Facebook se ka kërkuar që të dyshuarit Mentor Gola t`i vazhdohet paraburgimi, mirëpo gjykata ka vlerësuar ndryshe duke e liruar të dyshuarin nga paraburgimi.