Gaxherri: Kryeministri ta shkarkoj Rikalon ose të jep dorëheqje vetë

Deputetja e LDK Besa Gaxherri, ka ftuar Kryeministrin, Ramush Haradinaj që ta shkarkoj Ministrin Nenad Rikalo ose kryeministri të jep dorëheqje.

Ajo përmendi edhe interpelancën që kohë më parë e kishte ftuar LDK për shkarkimin e Rikalo.

“Ju dolët para nesh dhe e mbrojtët ministrin Rikalo. Nuk u votua mocioni I LDK. Tani jemi në një situatë të absurdit të llojit të vet. Deputetët e Listës Serbe e kanë konfirmuar që janë opozitë. Rikalo nuk merr vendime në dobi të qytetarëve të Kosovës duke i përfshi edhe komunitetin serb”, tha Gaxherri.

Kryministri Haradinaj është thirrur në interpelancë nga grupi parlamentar i LDK-së në lidhje me vendimet e Nenad Rikallos për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

“Pse e toleron këtë absurd që Rikalo të jetë ministër dhe ai nuk vjen asnjëherë të përgjigjet para Kuvendit, e as para komisionit parlamentar, e as nuk ju jep as juve llogari”, shtoi ajo.

Gaxherri tha se Kryeministri e ka obligim t’iu përgjigjeni qytetarëve të Kosovës për gjendjen e krijuar në këtë fushë.