Foto: Ministria e FSK-së

FSK i Shkon në Ndihmë Shqipërisë për Përmbytjet nga Uji

Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ambasadës së Shqipërisë për të dërguar një kontingjent të FSK-së për të ndihmuar në operacionin vullnetar për përmbytjet nga uji në Shqipëri.

“Dje në Ministrinë e FSK-së ka ardhë një kërkesë nga Ambasada e Shqipërisë për mbështetja logjistike të FSK-së për ndihmë në zonat e përmbytura në Shqipëri. Ne kërkojmë që kjo kërkesë të aprovohet nga ju, e pastaj kjo kërkesë shkon te Presidenti dhe Presidenti e autorizon FSK-në që të marrë pjesë atje”, tha zëvendësministri Brahim Mehmetaj.

Në Shqipëri kanë shkuar për të ndihmuar të shtunën edhe një grup i profesionistëve kosovarë për kërkim shpëtim dhe zjarrfikje.