Dy kandidatët e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francës - Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen - Foto: Flickr

Franca Zgjedh Presidentin

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në garë janë Emmanuel Macron, një ish-bankier investimesh 39 vjeçar dhe kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, 48 vjeçe, raporton BBC.

Kutitë e votimit në Francën metropolitane u hapën në ora 08:00 dhe do të mbyllen në 19:00.

Vendvotimet do të mbeten të hapura në disa qytete të mëdha deri në ora 20:00.

Ndërsa, rezultatet e para preliminare do të raportohen menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve.

Të dy kandidatët, që dolën të parët nga 11 kandidatët që ishin në rrethin e parë të 23 prillit, u kanë ofruar votuesve vizione të ndryshme për Francën.

Macron, një centrist liberal, është një mbështetës i fuqishëm i Bashkimit Evropian (BE), ndërsa zonja Le Pen ka bërë fushatë me një program kundër imigracionit.

Ajo dëshiron që Franca të braktisë euron në ekonominë e vendit dhe të mbajë një referendum rreth vazhdimit të mbetjes së Francës anëtare e BE-së.

Emmanuel Macron pritet të fitojë zgjedhjet, por analistët kanë thënë se numri i madh i atyre që mund të abstenojnë mund të dëmtojnë shanset e tij.

http://kallxo.com/franca-voton-per-presidentin-e-ri/