Fotolajm: Vetura në Prishtinë lëviz në kahje të kundërt

Një veturë është fotografuar sot në Prishtinë duke lëvizur në shiritin e gabuar.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com ku shihet një veturë e cila rrezikon komunikacionin duke lëvizur në kahjen e kundërt.

Sipas qytetarit kjo veturë është fotografuar duke lëvizur në kahje të kundër sot rreth orës 14:00 në “Rrugën C” në Prishtinë.

KALLXO.com ka raportuar edhe për raste të tjera ku veturat kanë rrezikuar komunikacionin duke qarkulluar në kahje të kundërt.

https://kallxo.com/vozitje-ne-anen-e-kundert-ne-autostrade-ibrahim-rugova/