FOTOGALERI: Protesta, kërkohet shkarkimi i Lumezit dhe Haradinajt

Qindra qytetarë kanë marrë pjesë sot në protestën me moton “Shkarkim Prokurorit – Veting Gjyqësorit”, e organizuar nga shoqëria civile, të cilën e ka përkrahur Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate.

Protesta, e cila filloi në sheshin “Zahir Pajaziti”, e vazhdoi te Prokuroria e Shtetit, ka përfunduar para ndërtesës së Qeverisë me thirrjet: “Poshtë Qeveria!”, “Hajnat në burg!”, “Pishpirik je vetë”, “Lumezi ik!”, “Ramush haraçi”, etj.

Një nga anëtarët e Këshillit protestues, Imer Mushkolaj, në përfundim të protestës paralajmëroi vazhdimin e protestës, ndërkohë që qytetarët kërkonin që ajo të vazhdojë nesër.

Kjo protestë u thirr për të kërkuar dorëheqjen e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, pas pretendimeve se ka ndërhyrë në hetimet e zhvilluara nga prokurori i dorëhequr Elez Blakaj në rastin e listave të veteranëve dhe në rastin “Pronto”.