FOTO: Rita Ora përfundoi koncertin në Tiranë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka përfunduar performancën e saj në sheshin “Skënderbej” të kryeqytetit shqiptar, në eventin e organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Ajo ka ndezur atmosferën me interpretimin e disa prej hiteve të saj si dhe këngëve të reja të albumit.

Rita ka kërcyer edhe Vallen e Rugovës, duke sjellë një atmosferë shumë të bukur, ashtu siç kishte bërë edhe në koncertin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Këngëtarja shqiptare në koncert është shfaqur e veshur me një kostum të verdhë, ndërsa ka ndryshuar ngjyrën e flokëve të saj në të kuqe, duke dalë nga stili i saj i zakonshëm prej biondeje.

“Faleminderit që jeni këtu. Unë jam në Shqipëri”, dhe siç e shikoni flokët e mia janë të kuqe”, ka thënë Rita Ora për ndryshimin e saj në pamje.

Ndërsa në fund të koncertit Rita tha në shqip “Ju dukeni të gjithë shumë bukur, faleminderit që ishit këtu. Mirupafshim”./21Media