(FOTO) Ngordhin peshqit në Mirushë, apelohet për kujdes

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një njoftimi po bën apel qytetarëve ta ruajnë mjedisin.

Ky apel erdhi pasi një sasi e peshqve të ngordhur u gjetën në lumen Mirusha që sipas institutit mund të jetë pasojë e  ndotjes së mjedisit.

“Ruajeni mjedisin ku jetoni duke mbrojtur dhe duke ricikluar. Në Ujëvarat e Mirushës në pjesën e poshtme të lumit Mirusha janë gjetur në sasi e madhe e peshkut të ngordhur”thuhet në njoftim.

Sipas Institutit ky rast i flet për ndotjen e mjedisit dhe ujit.

“Mos e helmoni mjedisin tuaj” apelon Instituti.

Lidhur me ngordhjen e peshqve ka reaguar edhe Komuna e Malishevës duke thënë se ende nuk dihen shkaqet për këtë fenomen

“Vetëm dhjetë muaj pasi kishte ndodhur një ngordhje masive e peshkut në lumin Mirusha, e njëjta situatë është përsëritur, por në pjesën e poshtme të rrjedhës së lumit Mirusha, përkatësisht në kanionin dhe Ujëvarat e Mirushës. Sasia e peshkut të ngordhur duke të jetë mjaftë e madhe, përderisa nuk dihen shkaqet e kësaj këtij incidenti”, thuhet në njoftim

Ata shtuan se Inspektorët komunalë, kanë marrë mostrat e ujit dhe të peshkut, ndërsa lidhur me rastin janë njoftuar edhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht inspektorët e departamentit të ujërave.

 

KALLXO.com edhe vitin e kaluar ka raportuar se në lumin e Mirushës janë gjetur sasi e peshqve të ngordhur.

Sipas Ministrisë së Mjedisit ngordhja e peshqve nuk kishte të bënte me ujin.

 

 

https://kallxo.com/mmph-uji-nuk-eshte-faktor-i-ngordhjes-se-peshqve-ne-lumin-mirusha/