Foto: 21.11.2022

VIDEO - Vërshimet në Klinë, restorantet mbulohen nga uji

Komuna e Klinës, është në mesin e qyteteve që është prekur nga vërshimet si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që kanë përfshirë Kosovën të dielën.

Uji ka mbuluar disa restorante e lokale të gastronomisë në fshatin Volljakë të Klinës.

Në adresë të KALLXO.com një qytetar ka dërguar pamje nga vërshimet rrugës për në Mirushë.

Në pamje shihet se në këtë zonë ka sasi të madhe e ujit të grumbulluar.

Foto: 21.11.2022
Foto:21.11.2022

Si pasojë e reshjeve të denduara të shiut, Kosova po përballet me vërshime në disa rajone.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka thënë mbrëmë se situata me e rënduar është paraqitur në rajonin e Dukagjinit dhe se ka dëme të ndryshme nga vërshimet.

Ndërsa, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situata me reshje do të vazhdojë deri gjatë orëve të mesditës së sotme (e hënë).

Sipas IHMK-së, reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga 18 nëntori kanë vazhduar edhe dje, duke përfshirë tërë territorin e Republikës së Kosovës, por më të shprehura ishin në disa zona, siç janë Kosova veriore (Mitrovicë, Leposaviq), pastaj Dukagjin (Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë) e të tjera.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për vërshime në komunat Skenderaj, Junik, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Pejë e Deçan.