Foto nga atmosfera e koncertit të Elvana Gjatës në Prishtinë

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Elvana Gjata është duke e mbajtur koncertin në Prishtinë të cilin e ka paralajmëruar kohë më parë, shkruan rtv21.tv.

Elvana është duke performuar para një publiku në numër të madh tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.

Ajo ka ndezur atmosferën me interpretimin e disa prej hiteve të saj të fundit si “Off Guard”, “Ku vajti” e shumë të tjera.

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku është shfaqur e veshur në të bardhë, teksa shoqërohej nga një grup valltarësh.