
Ilustrim.
Filharmonia mban koncert në Gjakovë
27.3.2023 - 13:45
Filharmonia e Kosovës do të mbajë të premten një koncert në Gjakovë.
Ky koncert do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi”, duke filluar nga ora 20:00.
“Koncerti me vepra nga Brahms, Weber dhe Dvorak organizohet në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi”, të premten më 31 mars 2023 prej orës 20:00. Në rolin e solistit do të paraqitet klarinetisti i talentuar Ardit Ibrahimi ndërsa koncerti do të dirigjohet nga Lirjona Sylejmani” – thuhet në njoftimin e Filharmonisë së Kosovës.
Koncerti do të jetë i hapur për publikun dhe mbahet në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”.