Seminari i shqipes, interpretohet vepra e kompozitorit Valton Beqiri

Një koncert i vogël është mbajtur sot në Bibliotekën Universitare në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Gjatë këtij koncerti është interpretuar vepra muzikore “Shpirti i traditës” e kompozitorit Valton Beqiri.

Vepra është interpretuar nga një orkestër i vogël i prirë nga vetë autori i veprës, kompozitori Beqiri.

Vepra “Shpirti i traditës” e kompozuar për instrumente harkore përbëhet prej 4 pjesëve.

“’Shpirti i traditës’ është një vepër e cila ka katër kohë; gjeneza, ndikimi, mbijetesa dhe loja, e cila që gërsheton traditat muzikore shqiptare dhe ndikimet që ka përjetuar nga muzika e huaj”- tha kompozitori Beqiri në fillim të koncertit.

“Shpirti i traditës” është interpretuar nga Filarmonia e Kosovës nga orkestra kamertale ballkanike në disa skena botërore. Kjo vepër është interpretuar në “Assembly hall” të OKB-së në Gjenevë.

Edicioni i 41-të i Seminarit Ndërkombëtare të Shqipes ka nisur më 14 gusht dh do të zgjasë deri më 25 gusht 2023 në Prishtinë.

Në kuadër të këtij edicioni të Seminarit të shqipes po mbahen një sërë ligjëratash, ligjërim nga shkencat albanologjike e kurse të gjuhës shqipe në tri nivele për seminaristët e huaj.

Foto nga Seminari i Shqipes, vepra ‘Shpirti i traditës’. Foto: KALLXO.com.