RLIOF 2023

RLIOF 2023

Sonte mbahet gala koncerti 'Rame Lahaj & Friends'

Gala koncerti “’Rame Lahaj & Friends” do të mbahet sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë duke filluar nga ora  20:30.

Koncerti  “Rame Lahaj & Friends” hapet seria e koncerteve operistike të cilat do të janë planifikuar të mbahen në edicionin e 3-të të festivalit të operës, “Ramë Lahaj International Opera Festivali”.

Në koncertin e natës së sotme, bashkë me tenorin Lahja pritet të performojnë edhe tenori Alessandro Safina, baritone Massimo Cavalletti, e sopranoja  Julia Suleimanova.

Koncerti do të dirigjohet nga Pier Giorgio Morandi shoqëruar nga Filharmonia e Kosovës.

Festivali vazhdon deri më 31 me mbrëmjet tjera muzikore: “Ensemble Evening” më 25 korrik, “Opera Night” më 27 korrik, “Neë Generation” më 29 korrik dhe “Nexhmije Pagarusha” më 31 korrik.

Edicioni i sivjetmë i RLIOF nisi të premten e kaluar me ekspozitën “Rrnofsh sa malet”, e cila synon të rrisë diskutimin mbi mbrojtjen mjedisore dhe fuqisë transformuese të artit.

Ketë vit RLIOF  mbahet me temën “Opera për Liri” (Opera for Freedom), që synon ta shtjellojë idenë e përfshirjes së artit operistik si ndërmjetësues për ta promovuar e mbrojtur lirinë, të drejtat e njeriut dhe ato sociale.