Drunjtë e prerë në Gjakovë - Foto: KALLXO.com

FOTO: Komuna e Ardian Gjinit pret drunjtë shumëvjeçar në qytet

Disa drunj shumëvjeçarë, kryesisht plepa, janë prerë me vendim të Komunës së Gjakovës.

Plepat shumëvjeçarë janë prerë në pjesën e qytetit të Gjakovës te kazerma.

Sipas zyrtarëve të Komunës së drejtuar nga Ardian Gjini këta drunj paraqisnin pengesë për realizimin e një projekti për qytetin në atë pjesë.

Shkumbin Kastrati, drejtor i Shërbimeve Publike, tha për KALLXO.com se drurët e prerë kanë penguar realizimin e projektit për parkun e qytetit “për shkak se staza sipas projektit ka pasë me u vendos në atë pjesë ku janë drunjtë”.

Ai shtoi se arsye tjetër e prerjes së drunjve është se ata kanë paraqitur rrezik për njerëzit që e shfrytëzojnë parkun, sepse, sipas tij, janë të kalbur dhe të vjetër.