Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Reagon Gjini për tre të rinjtë nga Gjakova që vdiqën në aksident: Jam jashtëzakonisht i pikëlluar
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, është shprehur i pikëlluar pas rastit tragjik në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku si pasojë e një aksidenti mbetën të vdekur tre të rinjë nga Gjakova.
Gjini ka thënë se kjo ngjarje ka goditur rëndë tre familjet, por sipas tij, dhimbje për këtë humbje ka secili.
“Jam jashtëzakonisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të tre djemve të ri nga Gjakova.Kjo ngjarje tragjike ka goditur rëndë 3 familje, por dhimbje për këtë humbje ka sot secili prej nesh.Në emër të qytetarëve të Gjakovës ngushëlloj familjet Syla, Delija dhe Bibaj për humbjen e bijve të tyre” – ka thënë Gjini.
Ndërkohë edhe ish kryetarja e Gjakovës, deputetja Mimoza Kusari – Lila, ka reguar, duke thënë se vdekjet e shkakutara nga papërgjegjësia dhe veprimi i jashtëligjshëm në trafik, thërrasin sipas saj, për veprime të mënjëhershme dhe masa të ashpëra.
“Organizime dhe veprime të ngjajshme, duhet rreptësisht të ndalen dhe masa të ashpëra të ndërmiren menjëherë. Lordi, Molosi dhe Nue nuk mund të kthehen më në jetë, por të gjithë duhet angazhuar që jetë tjera të shpëtohen” – ka shkruar ndër të tjera Kusari – Lila.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi që dyshohet se pasi ka humbur kontrollin e veturës në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ka goditur tre këmbësorë, duke i lënë të vdekur.
Policia jep detaje për aksidentin në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ku vdiqën tre persona