Rr "William Walker" Prizren

(FOTO) Gropa që shkakton mini-liqen në Prizren

Banorë në rrugën “William Walker” në Prizren po ankohen për një problem, i cili po u shkakton atyre telashe të lëvizjes së lirë.

Sipas fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com, shihet një hapësirë e mbushur me ujë.

KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e Shërbimeve Publike në Prizren, Levent Kasemi, i cili ka thënë se ky problem i banorëve është evidentuar dhe do të zgjidhet për një kohë të shkurtër.

Ai ka shtuar se ky problem është shkaktuar për shkak të ndërtimit të objektit afër, i cili ka shkaktuar rrëshqitje të trotuarit.

“Sa i përket gropës apo ujëmbledhësi në rrugën William Walker në Prizren është evident shqetësimi i ngritur nga ju. Në situacionin e cili  është i mbushur me ujë nuk ka ujëmbledhës, për atë arsye bëhet grumbullimi i ujit në vendin e njëjtë. Kjo rrugë në këtë gjendje ka ardhur si pasojë e ndërtimit të objektit përballë, i cili ka ndërruar rënien e trotuarit. Zgjidhja e këtij problem mundet të bëhet në atë mënyrë që të mbillet (krijohet një ujëmbledhës) pasi që në afërsi ekzistojnë dy ujëmledhësa (në afërsi prej 5 m). Zgjidhjen e problemit mundemi ta bëjmë në një afat shumë të shpejtë kohor”, ka deklaruar Kasemi.