Vetura e aksidentuar te Liqeni i Badovcit - Foto: KALLXO.com

FOTO: Dy të Lënduar në Aksidentin afër Liqenit të Badovcit

Policia ka thënë se dy persona kanë marrë lëndime dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas aksidentit të ndodhur në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Daut Hoxha zëdhënës i policisë i tha KALLXO.com se, rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Për këtë aksident raportoi edhe KALLXO.com.

“Po rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident. Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura dhe dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësorë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, përkohësisht është bllokuar rruga deri sa policia është marrë me procedurat e aksidentit”, tha Hoxha për KALLXO.com

KALLXO.com gjatë ditës së sotme raportoi edhe për një aksident tjetër që ka ndodhur në mëngjes në afërsi të Liqenit të Badovcit.