Filmat ‘Homo’ dhe ‘Testamenti i Dr. Mabuse’ shfaqen sot në Kino Armata

Filmi dokumentar “Home” me regji të Yann Arthus-Bertrand shfaqet sot,  e martë 25 shtator 2018, në Kino Armata në ora 14:00.

“Home”, i cili këtë herë shfaqet për filloristët nga Prishtina, Mitrovica, dhe qytetet tjera të Kosovës, tregon se si veprimet njerëzore po kërcënojnë ekuilibrin ekologjik të Tokës dhe ndikojnë në ndryshimet klimatike në mjedis.

Filmi shfaqet në kuadër të Javës së Diplomacisë Klimatike (24-30 shtator 2018) e cila organizohet çdo vit në mbarë botën nga Bashkimi Evropian dhe ambasadat e shteteve anëtare të saj.

Qëllimi i saj është të inkurajojë dialogun dhe, bashkëpunimin për ndryshimet klimatike, shpërndarjen e praktikave të mira dhe nxitjen për veprim.

Ndërkaq Filmi i “Testamenti i Dr. Mabuse” me regji të Fritz Lang, do të shfaqet në orën 19:00.

Filmi është i zhanrit triler dhe tregon përpjekjet e inspektor Lohmann, një oficer policie, që të ndalojë një komplot kriminal në qytetin e tij.