4-day work week symbol. Concept words '4-day work week' on wooden blocks. Beautiful grey background. Copy space. Business and 4-day work week concept.

Testimi ndërkombëtar i javës katërditore të punës jep rezultate pozitive

Pas gjashtë muajsh testimi të një jave pune katërditore me pagë të plotë, pothuajse të gjithë punonjësit në një studim ndërkombëtar e vlerësuan pozitivisht konceptin, ndërkohë që shefat e tyre ishin po aq të kënaqur me rritjen e produktivitetit.

Një vlerësim i projektit “Java katërditore” i publikuar këtë javë tregoi se 97 për qind e rreth 500 të anketuarve do të donin ta mbanin javën e shkurtuar të punës.

Në fakt, dita shtesë e pushimit ishte aq e popullarizuar sa 70 për qind e pjesëmarrësve thanë se do të kishin nevojë për një rritje të madhe pagash për t’u kthyer në një javë pune katër-ditore.

Java katër-ditore e ka transformuar biznesin tonë dhe njerëzit tanë, ka deklaruar pjesëmarrësi i sondazhit Jon Leland, zyrtari kryesor i strategjisë në platformën e grumbullimit të financimit Kickstarter.

Stafi është më i fokusuar, i angazhuar dhe më i përkushtuar, gjë që na ndihmon t’i arrijmë qëllimet tona më mirë se më parë.

Më shumë se 30 kompani me gjithsej rreth 900 punonjës morën pjesë në projekt, i cili u udhëhoq nga studiues nga Bostoni, Kembrixhi dhe Dublini, dhe përfshinte kompani IT, gastronomi, kompani konsulence dhe kompani ndërtimi.

Sipas sondazhit, dy të tretat e kompanive synojnë t’a mbajnë një javë pune katërditore me pagesë të plotë pas fazës së testimit, ndërsa pjesa tjetër janë të prirur për ta bërë këtë ose janë ende të pavendosura.

Asnjëra kompani nuk ka thënë se do të kthehet përfundimisht në javën e punës pesë-ditore.

Reduktimi i orarit të punës nuk rezultoi në ulje të produktivitetit, thonë udhëheqësit e studimit, sepse kompanitë thjesht i bënë më efikase proceset e tyre të punës: gjatë gjashtë muajve, shitjet e kompanisë u rritën mesatarisht me 8 për qind, dhe krahasuar ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë, me rreth 38 për qind.

Shëndeti fizik dhe mendor u përmirësua gjithashtu, së bashku me kënaqësinë në fusha të shumta të jetës që mund të lidhen me gjumë më të mirë dhe më shumë stërvitje, ka deklaruar ëen Fan, një studiues në Kolegjin e Bostonit.

Vende të tjera po eksperimentojnë gjithashtu me javën e punës katër-ditore, duke përfshirë Britaninë, Islandën dhe Belgjikën.

Disa kompani gjermane po testojnë gjithashtu modele të ngjashme./Dnevnik.hr

Përgatiti: Nuhi Shala