Sot nis festivali ‘Art Without Limit International Film Festival’

Edicioni i 3-të i festivalit “Art Without Limit International Film Festival”, nis sot duke filluar nga ora 19:00 në Kino Atmata në Prishtinë.

Festivali u kushtohet personave me aftësi të kufizuara.

“Të gjithë filmat pjesëmarrës ngërthejnë në vete storie për personat me aftësi të kufizuara, ku përmes filmave shpalosen ngjarje e histori inspiruese duke përçuar mesazhe pozitive”- thuhet në njoftimin e Festivalit.

Festivali do të zgjas deri më 3 dhjetor 2022, kur edhe do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve.